
Simptomat e Hantavirusit në Kinë, godet direkt mushkëritë e njerëzve
Teksa bota po lufton kundër pandemisë koronavirus, që deri tani ka vrarë mbi 16 mijë persona në mbarë botën, shfaqet një tjetër virus.
Gazeta shtetërore e Kinës "Global Times" raportoi vdekjen e një burri që kishte rezultuar pozitiv nga hantavirus.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se hantaviruset janë një familje e viruseve që përhapen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë sindroma të ndryshme të sëmundjes te njerëzit në të gjithë botën.
Virusi mund të përhapet te njerëzit përmes kontaktit me urinën, feces dhe pështymës. Madje sipas CDC-së ky virus godet direkt mushkritë e njerëzve.
Por cilat janë simptomat e këtij virusi?
Një person me sindromën pulmonare hantavirus mund të pësojë lodhje, ethe dhe dhimbje të muskujve, veçanërisht te kofshët, vithet, shpina dhe ndonjëherë supet.
Gjithashtu mund të ndodh të kenë dhimbje koke, të dridhura dhe të kenë marrjemendësh. Njëkohësisht mund të kenë të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
Më vonë mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si presioni i ulët i gjakut, problem me veshkat, të cilat mund të shkaktojnë mbingarkesë të madhe të lëngjeve.
Shërimi i plotë mund të zgjasë me javë ose muaj. Vdekja ndodh në më pak se 1% e deri në 15% të pacientëve, ka treguar CDC.
Trajtimi i hantavirus:
CDC thotë se nuk ka ndonjë trajtim specifik, kurë apo vaksinë për këtë virus. Por nëse të infektuarit e kuptojnë herët se janë prekur nga hantavirus, u ofrohet kujdes mjekësor në një njësi të kujdesit intensive.
Në kujdesin intensiv, pacientët intubohen dhe u jepet terapi me oksigjen për t'i ndihmuar ata nëse kanë probleme me frymëmarrjen.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

