Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Covid-19 pezullon emisionin investigativ Top Story në Top Channel!

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, emisioni investigativ Top Story, ndërpret transmetimin për shkak të epidemisë Covid-19. Dokumentari pritej të transmetohej sot në orën 21:00, por pas një vendimi të bordit drejtues të Top Channel, u vendos pezullimi i tij.

Në dy puntatat e fundit, Top Story u fokusua tek realizimi i dokumentarëve për këtë virus. Por për shkak se emisioni realizohet tërësisht me filmime në terren, ishte e pamundur që ky dokumentar të vijonte në kushtet kur qeveria ka vendosur masa të ashpëra për kufizimin e lëvizjeve.

Në njoftim thuhet se Top Story do të rikthehet në transmetim, në momentin e parë që Shqipëria do të kalojë situatën e infektimit nga Covid-19.

Më poshtë njoftimi i plotë i Top Story:

Për shkak të epidemisë që ka mbërthyer Shqipërinë, Covid-19, emisioni investigativ Top Story ndërpret transmetimin, deri në një afat të pacaktur. Emisioni ynë realizohet nëpërmjet filmimeve në terren, hulumtime për shkeljet e pushtetit dhe intervista ekskluzive.

Për këtë arsye, ekipi i Top Story-t e ka patur të pamundur të vijojë me realizimin e dokumentarëve, për shkak të kufizimit të lëvizjes së vendosur nga Qeveria dhe panikut të njerëzve për të dalë në intervistë përgjatë kësaj kohë.

Faqja e facebook e Top Story-t, do të jetë aktive dhe e përditësuar, duke sjellë foto, video dhe dëshmi të shkurtra, për çdo ngjarje aktuale.

Top Story fton të gjithë shikuesit që të ndjekin emisionet e plota në kanalin Youtube të Top Channel, të transmetuara nga shtatori e deri më sot, të cilat deri tani kanë arritur në 5 milion klikime, vetëm në sezonin e dytë.

Gjithashtu në sezonin e parë të Top Story-t, do të gjeni dokumentarë investigativ, që prekin të gjitha problemet e shoqërisë shqiptare, me një rekord klikimesh prej 8 milionë në Youtube, për 37 dokumentarë.

Ne presim të rikthehemi në transmetim sa më shpejt, me tema tepër të forta investigimi, të cilat kanë në fokus transparencën dhe interesin publik.

Urojmë që Shqipëria dhe shqiptarët, të kapërcejnë këtë situatë të krijuar nga Covid-19.

Kujdesuni për veten dhe familjet!

Ekipi i Top Story

#TopStory #Dokumentare #Investigim #RikthehemiSeShpejti #SeeYouSoon

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore