Lista e Juventus, ja kush janë lojtarët e prekur nga koronavirusi (EMRAT)

Juventusi zyrtarizoi të dielën rezultatet e analizave për koronavirusin të kryera lojtarëve dhe stafit. Nga analizat rezultuan vetëm 3 lojtarë të infektuar: Daniele Rugani, futbollisti i parë që u pikas me Covid-19 në kampionatin Italian, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Për Dybalan lajmi i infektimit u raportua të shtunën. Prej tij, është infektuar edhe e fejuara Oriana. Megjithatë ata janë shprehur se ndihen mirë dhe nuk kanë shqetësime.

Analizave për koronavirusin i është nënshtruar edhe Cristiano Ronaldo, i cili aktualisht ndodhet në Madeira të Portugalisë. Edhe sulmuesi portugez ka rezultuar negativ, megjithatë Juventusi thekson se ai, njësoj si lojtarë të tjerë të larguar nga Torino, si Pjanic, Khedira, Douglas Costa e Higuain do të duhet të vihen në karantinë kur të kthehen pas në Itali.

Më shumë se 50 sportistë janë infektuar nga koronavirusi, që kur ky infeksion u kthye në pandemi, ndërkohë që qindra aktivitete sportive aktualisht janë ndërprerë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.