Kapiteni legjendar i kuqezinjve dhe djali i tij të infektuar me Covid 19

Legjenda e Milanit dhe njëherësh drejtori teknik i kësaj skuadre  Paolo Maldini dhe djali i tij, futbollisti Daniel Maldini kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e Milanit, e cila shkruan se kioronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.

“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për koronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit. Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv.

Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët. Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Daniel është 18 vjeç dhe muajin e kaluar ai u bë gjenerata e tretë e familjes Maldini që veshi fanellën e Milanit në Serie A.Ndërkaq 51-vjeçari Maldini njihet si mbrojtësi legjendë i Milanit. Ai u rikthye te kuqezinjtë për tu bërë drejtues teknik ui tyre në vitin 2018.

Maldini bashkë me djalin janë të parët që dalin pozitivë me koronavirus në klubin e Milanit, ndërsa me Covid-19 janë prekur edhe lojtarët e Juventusit si Paulo Dybala bashkë me të dashurën e tij, Daniel Rugani dhe Blaise Matuidi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.