Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

A iu përgjysmua paga presidentit?/ Koronavirusi rikthen paqen, Rama falenderon Metën

Gjatë paraqitjes së planit financiar për të përballuar situatën nga koronavirusi, kryeministri e falenderoi publikisht kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Rama tha se 'Nuk duam të krijojmë asnjë keqkuptim duke përgjysmuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t?i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet'.

Pagat e ministrave dhe deputetëve do jenë të përgjysmuara deri sa të marrë fund epidemia.

"Doja të që heqim të gjithë gjithçka nga vetja. Nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit, të cilët deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës.

Nuk duam të krijojmë asnjë keqkuptim duke përgjysmuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t?i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet. Apo pagat e drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura, të cilët në këtë fazë është në dorën e tyre ta bëjnë ose jo të njëjtën gjë", tha Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore