Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Sipërmarrësit vizionarë, 27-vjeçari shqiptar pjesë e listës së “Forbes”

Geri Cupi, 27 vjeç, është pjesë e “Under 30 Europe List” të Forbes që synon të vlerësojë sipërmarrësit vizionarë nën 30 vjeç në Europë.

Geri jeton në Londër ku ka mbaruar studimet Bachelor of Arts/Science në University of Bath dhe është themelues dhe drejtori ekzekutiv i MonoChain – një plarformë biznesi B2B2C (formë biznesi ku dy kompani ndërveprojnë përmes një biznesi tjetër).

MonoChain ka si qëllim që të ndihmojë në bashkëpunimin mes markave dhe shitësve me pakicë.

Që prej vitit 2018, kompania e 27-vjeçarit, e cila operon në Londër, filloi një partneritet me Oracle (korporatë amerikane shumëkombëshe e teknologjisë kompjuterike) dhe hapi zyra në SHBA dhe Kosovë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore