Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ilaçi “magjik” për koronavirusin, mjeku Tritan Kalo: Po jep efekt tek të prekurit

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur sot për COVID-19 dhe për atë që ndodh tek Infektivi me pacientët e prekur nga virusi. Në një intervistë në Abc Neës, Kalo ka thënë se gjendja e pacientëve është e stabilizuar dhe vetëm tre janë me frymëmarrje të drejtuar.

Mjeku ka thënë se pacientët po trajtohen me ilaçe dhe ka shpresa që të shërohen e të mos ketë humbje jete. Kalo më tej shtoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

"Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkërive dhe në pjesë të tjera të organizmit.

Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar me këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim.

Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen", u shpreh mjeku infeksionist.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore