Faleminderit Covid-19, toka po merr frymë!

Nga Gazeta SHQIP

Mu kujtua fëmijëria, kur zgjimi në mëngjes ishte i lehtë si pupël. Mu kujtua shumë keto ditë qëndrimi në shtëpi, ku 6 orë gjumë mjaftojnë të zgjohesh i ngopur. Në ditë normale, me kaq orë gjumë do më duhej një vinç të më nxirrte nga krevati.

Ta kem nga moslodhja fizike dhe nga aktiviteti i trurit rreth Covid-19?
Patjeter që po!

Të këtillë zgjim ama, kam bërë vetëm në mal. Mushkëritë më mbushen me frymë njëtrajtësisht dhe diafragma hapet lirshëm.

Po frymoj si kurrë më parë, sepse nje element i padukshem kimik vjen me tolerancë të madhe në dhomën time. Është njësoj i padukshëm si viruset, por ndryshe nga to, është i bekuar!

Oksigjen! Esenca e jetës!

Më mjafton kaq, të ndjej lumturinë që më përshkon në damarë bashkë me oksigjenin. Mu rikujtuan gjithë artikujt, librat, studimet që kam lexuar për Oksigjenin. Gjermania, Japonia, Kina, Franca, Amerika…studime pa fund për të arritur në përfundimin që oksigjeni shëron mushkëritë, pastron gjakun, ndihmon trurin, shkon me ane të gjakut në cdo organ dhe është si përgjigje e lutjes “Zot, bukën tonë të përditshmë falna sot”.

Që prej zbulimit të tij, ka kaq studime nga shkencetaret e vyer te ketij planeti, por zbatime te pakta nga qeveritë e vendeve.

Lexova një artikull që tregonte rikthimin e delfinëve në brigjet italiane. Shkëlqyeshëm, toka po merr frymë!

Ne jemi Humanë, njerëzit janë humanë, ata po shpëtojnë planetin!

Të gjithë ata që humbën jetën nga Covid-19 duhet të shpallen dëshmorë të planetit!

Zot tani po e kuptoj planin tend!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.