Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Si po shpërndahen Fake News për Ibuprofenin, nëpërmjet mesazheve zanore

Shqipëria po përballet me një prej situatave më të vështira ndër vite si pasojë e koronavirusit, por bashkë me COVID-19, fatkeqësisht ka patur edhe një rritje të lajmeve të rreme.

Rasti më i fundit është publikimi i një informacioni të pasaktë, ku thuhet se ilaçi Ibuprofen ndikon negativisht tek pacientët me koronavirus.  Një rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një mesazh në formatin audio, ku bëhet thirrje që të mos përdoret ky ilaç.

Në audio, dëgjohët një vajzë e cila thotë se i referohet një studimi në Gjermani. Informacioni në fakt është i pasaktë dhe bëhet për të dëmtuar konkurencën në treg.

[audio ogg="https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Audio-2020-03-16-at-13.04.37.ogg"][/audio]

Garancia se kemi të bëjmë më një informacion të pasaktë vjen nga Austria, ku  autoritetet shëndetësore atje e përgënjeshtruan lajmin.

Në një reagim zyrtar, Spitali Universitar në Vjenë, tha se nuk ka fakte që konfimojnë se Inbuprofeni reagon agresivisht ndaj personave të prekur me koronavirus.

Në mënyrë që qytetarët të jenë të sigurtë në informacionet që marrin, duhet t’u drejtohen institucioneve zyrtare si ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore