Ibuprofen përkeqëson koronavirusin?! Spitali Unversitar në Vjenë: Është lajm i rremë!

Me përhapjen e koronavirusit, raportet dhe lajmet e rreme gjithashtu rriten.

Rasti më i fundit lidhet me ilaçin Ibuprofen, ku raportohet se nuk ndikon pozitivisht në lidhje me koronavirusin.  Në një raport të fundit thuhej se: ”Hulumtimet e pretenduara rezultojnë nga Spitali Universitar në Vjenë, sipas të cilit Ibuprofen rrit ndjeshmërinë ndaj një infeksioni siç është Koronavirus”.

Por, spitali Universitar thekson se kjo është e pavërtetë dhe e përgenjeshtron një lajm të tillë. Madje, edhe Ministria Federale e Shëndetësisë po lufton gjithashtu lajme të rreme që dezinformojnë njerëzit, shkaktojnë panik dhe frikë.

Edhe autoritetet franceze paralajmëruan dje që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht si Ibuprofen, jo vetëm që nuk lehtësojnë simptomat e koronavirusit, por përkundrazi mund të bëjnë efektin e kundërt duke e përkeqësuar gjendjen. Siç duket, kemi të bëjmë me raportime kontradiktore dhe përhapje të një fakenews.

https://www.mdr.de/nachrichten/panorama/fakenews-ibuprofen-coronavirus-100.html

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.