Ekskluzive/ Dosja e Niko Peleshit, përfundon në Ambasadën Amerikane

Tenderat në Bashkinë e Korçës, lejet e ndërtimit në këtë qytet, tokat e ndara në mënyrë klienteliste në Ministrinë e Bujqësisë, skandali me pesticidin e rrezikshëm Silicon Mix, këto dhe të tjera janë pjesë e një dosje voluminoze të Niko Peleshit, që ka përfunduar në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një kopje e plotë e të gjitha shkeljeve është dorëzuar tek ambasadorja Yuri Kim. Një zyrtar amerikan tha në mënyrë konfidenciale për gazetën SHQIP, se kur pa në brendësi dosjen krijoi një tjetër perceptim për Niko Peleshin. “Ne e dinim që ky ishte mediokër, por ky qenka mjeshtër në grabitje” – shtoi zyrtari amerikan.

Raporti i KLSH për Silicon Mix, helmi i shitur tek fermerët që përfundon tek konumatori, lidhjet mes kompanive dhe Ministrit Peleshi, shkarkimet nga Ministria e Bujqësisë për këtë skandal të denoncuar, deri te çdo abuzim me lejet e ndërtimit dhe shkelje ligjore në proces janë çuar tek Ambasada e SHBA-ve.

Kjo dosje e plotë është përpiluar nga një grup juristësh dhe prek çdo shkelje korruptive dhe penale të Ministrit Peleshi. Ky i fundit ka mbajtur më herët edhe postin e Kryetarit të Bashkisë të Korçë.

Gazeta SHQIP ka siguruar dosjen dhe do ta publikojë të plotë materialin që i është dorëzuar ambasadores Yuri Kim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.