Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Të gjithë në ballkon në orën 17:30”, emisioni “Hipokrati” në Top Channel u bën thirrje qytetarëve: Të duartrokasim mjekët dhe infermierët

Emisioni i njohur “Hipokrati” në Top Channel ka vendosur që të marrë të njëjtën iniciativë si populli italian, për të falenderuar mjekët dhe infermierët që po merren me të prekurit nga koronavirusi.

“Hipokrati” fton të gjithë familjet në Tiranë dhe jo vetëm, që në orën 17:30 të dalin të gjithë nëpër ballkonet e tyre e në këtë mënyrë të përshëndesin për 15 minuta me duartrokitje të gjithë aa që gjenden në vijën e parë të frontit kundër armikut të përbashkët me emrin e pështirë: koronavirus.

“Ora 17:30, te gjithe, mirupafshim ne ballkone!”, shkruhet në postimin e emisionit në profiling zyrtar në “Instagram”.

Kujtojmë se edhe në Itali, aty ku situata është e vështirë për shkak se janë me mijëra persona të infektuar nga Covid-19, kanë ndërmarrë këtë iniciativë nga shtëpitë e tyre.

Ditën e sotme, në orë12:00, qindra mijëra italianë, nga Milano në Bari kanë duartrokitur mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që janë në frontin e parë në luftën kundër koronavirusit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore