OTP Bank ofron falas shërbimet bankare në platformat e vetë-shërbimit

OTP Bank ka njoftuar ditën e sotme se të gjitha veprimet bankare në distancë (Online Banking, ATM, Karta) do ofrohen falas për një periudhë të caktuar deri në një njoftim tjetër.

Ky vendim vjen si pasojë e situatës së pazakontë të krijuar në vendin tonë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Sipas OTP Bank, në këto ditë kërkohet kujdes i veçantë nga të gjithë, e prandaj çdo mendim dhe veprim shkon në funksion të sigurisë së shëndetit tuaj dhe familjeve të çdo qytetari.

“Ky është prioriteti numër 1 për të gjithë ne! Banka OTP Albania është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur të gjithë klientët dhe punonjësit e saj.

Banka OTP Albania ofron çdo shërbim të kryer nëpërmjet online banking dhe kartave bankare Brenda vendit pa pagesë, për të gjithë klientët Individë dhe Persona Fizikë.

Nëpërmjet Online Banking mund të kryhen një sërë veprimesh nga telefoni apo kompjuteri;

-Kontroll i Balancës se llogarive, depozitave, kredive dhe kartave bankare

-Kryerje e transaksioneve në LEK dhe EUR, brenda dhe jashtë vendit

-Pagesa e këstit të kredisë apo kartës së kreditit

-Pagesa faturash utilitare dhe gjoba

-Pagesa të detyrimeve taksore

-Aplikim për hapje të llogarisë së kursimeve apo karte të re

-Gjetje e ATM-së më të afërt, etj.

Veprimet me të gjithë tipet e kartave bankare po ashtu do jenë falas, në ATM, POS dhe nga data 17 mars 2020, edhe online.

Gjithashtu, Banka OTP Albania ofron 87 ATM në të gjithë vendin ku mund të tërhiqen fonde apo të kontrollohet balanca. Të gjitha kartat tona janë të dezinfektueshme ndaj ju inkurajojmë t’i pastroni para dhe pas përdorimit në ATM. Kemi rritur limitin e përdorimit të Kartave Contactless deri në 4,500 ALL.

Me këto karta nuk ka nevojë të shtypni PIN-in, thjesht kalojeni afër aparaturës për të kryer transaksionin e dëshiruar. Për të lokalizuar ATM më pranë jush, ju lutem klikoni në https://otpbank.al/map-locations/.

“Ne do ndjekim vendimet e Institucioneve Qeverisëse dhe Rregullatore dhe do zbatojmë ato me përpikmëri. Ne kemi nisur komunikimet për shpjegimin e çdo mënyre në distancë për të patur fondet tuaja dhe për të kryer pagesat e nevojshme. Punonjësit tanë janë në monitorim të

pandërprerë të ecurisë dhe kjo nuk ndryshon edhe pse në kushtet aktuale” u shpreh CEO i Bankës OTP Albania, Z.Bledar Shella në një komunikim online.

Për çdo informacion / ndihmë në lidhje me Degët tona dhe shërbimet e ofruara, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.otpbank.al ose kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë 0800 4848.

Bashkë do ia dalim!”, ka sqaruar OTP Bank.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.