Niko Peleshi dhe Ridvan Bode, financojnë një portal kundër Top Channel!

Në ditën më të vështirë të karantinës, ku 38 veta janë në gjëndje të rëndë e të infektuar nga Coronavirusi dhe qindra të tjerë në ankth e 3 milionë në karantinë absolute, portali i Niko Peleshit dhe Ridvan Bodes merret me Top Channel. Deri tani e kemi injoruar siç injorohet çdo plesht që të hyn në shtëpi, por sot ka ardhur dita t’i themi dy fjalë.

Niko Peleshi, ish ministër i fshatit dhe Ridvan Bode ish agronom nga Devolli, pasi erdhën të dy në Tiranë nga provinca dhe u nginjën duke bërë para, vendosën të bëjnë një portal.

Kur u ulën të gjenin një emër pyetën Sandër Frangajn. Por meqë ky s’dinte si t’ja vinte emrin sepse Sandri nuk njihet për shumë fantazi, pyeti një mikun e Ridvanit nga Rakicka dhe ai me shaka tha: çna gjeti, tani t’i gjejmë dhe emër Niko Trikos dhe Ridvan Divanit! Sandrit i pëlqeu dhe i tha quajeni portalin çnagjeti.al.

Meqë në 2 vitet e fundit çnagjeti.al ka shkruar të paktën 200 shpifje për Top Channel, meqë në 2 muajt e fundit ka shpifur të paktën 2 herë çdo ditë për Top Channel dhe meqë në dy ditët e fundit të krizës së Coronavirusit sërish është marrë me Top Channel, vendosëm të shkruajmë dy rradhë për portalin çnagjeti.al dhe pronarët e tij, dy devollinjtë e nginjur Ridvan Bode dhe Niko Peleshi.

Sot nuk vlen të shkruajmë më gjatë për Niko Trikon dhe Ridvan Divanin, por ju premtojmë se sapo të përfundojë karantina do të merremi në mënyrë të merituar me të dy. Derisa të mbarojë karantina portali çnagjeti.al le të botojë postimet e Jamarbar Malltezit, që sëfundmi është emëruar korrespondent pranë koshit ku derdhen plehrat e Top Channel.

Të fala Sandrit!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.