
Retorikë politike në kohë Coronavirusi/ Si u sollën këto ditë liderët?
Edhe pse vendi ndodhet tashmë prej ditësh në situatë të jashtëzakonshme, dhe jeta në vend është thuajse tërësisht e paralizuar nga aktiviteti i përditshëm, ajo që nuk e ka bërë pushim si çdo herë tjetër është politika.
Ditë para marrjes së vendimit të qeverisë për shpalljen e masave të jashtëzakonshme që mbyllën shkollat, mbyllën bare e restorante dhe kufizuan lëvizjen, opozita e specifikisht Partia Demokratike akuzonte qeverinë se nuk kishte marrë asnjë masë.
Ndërsa më pas në "pikun" e deklaratave e kundërdeklaratave të dy palëve, Partia Demokratike, depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Ministres së Shëndetësisë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Kjo kujtojmë që erdhi pas akuzave të ngritura nga kreu i PD-së se qeveria kishte shpërndarë 1.2 milion maska që ishin të skaduara.
Kundërdeklaratat e qeverisë ishin mjaft të shpejta. Vetë kreu i qeverisë shprehej me nota retorike se akuza ishte politike, madje duke e konsideruar Partinë Demokratike si "ata të maskave".
Kryeministri Rama në bisedat e tij të panumërta e videomesazhet e shumta të bëra këto ditë nuk e ka hequr thuajse asnjëherë nga fjalori i tij retorikën politike në adresë të opozitës, edhe në këtë kohë kur përplasjet politike nuk i duheshin askujt.
Një mesazh zanor i shfaqur nga Rama ditën e djeshme ku zëri i tij shafqet tashmë në cdo thirrje telefonike që bëjnë qytetarët, ka shkaktuar po ashtu një reagim nga Partia Demokratike që e cilësonte si të turpshëm dhe si propagandë këtë mesazh zanor.
Por, jo vetëm këto fragmente edhe shumë të tjera që kanë karakterizuar këto ditë përplasjet në distancë mes të dy palëve, tregojnë se terreni ynë politik karaktereziohet nga retorika politike edhe në kohën e Koronavirusit.






Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Studimi/ Faktori gjenetik madhor për format e rënda të Covid-19 është i trashëguar nga neandertalët

Greqia hap sërish pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës

Doktoresha Dhamo rrëfen "luftën" me Covid: Çelësi i suksesit të terapisë me pacientët e infektuar
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
