Kush janë dy prokurorët e shkarkuar nga Vetingu, për të cilët ka pasur kontestime

Nga Edison Balla

Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë. Karrierë e cila ka nisur që në vitin 1993 me emërimin e tij si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Më pas ai nis punë në Prokurorinë e Tiranës, duke ngjitur më pas shkallët e karrierës në Prokurorinë e Përgjithshme në të cilën ka mbajtuar edhe pozicione drejtuese si Drejtor i Drejtorisë “Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.

Detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2015. E më pas, së fundmi, ai u emërua Prokuror në Prokurorin e Apelit të Shkodrës deri në vitin 2016.

Prokurori i Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, u konfirmua në detyrë pas vlerësimit kalimtar nga Vettingu në 6 gusht 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe më pas u zgjodh anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por konfirmimi i tij u kundërshtua nga Komisioneri Publik me pretendimin se hetimet në kriterin e pasurisë sa i përket një ndërtese tre katëshe në Tiranë dhe një ndërtese në Valbonë nuk kishin qenë të plota.

Pra kundërshtimet e Komisionerit Publik i referoheshin tërësisht kriterit financiar, për të cilin duhet thënë pati që në fillim kontestime dhe paqartësi mbi shqyrtimin e tij, pasi ishte e vështirë që të provoheshin edhe kundërshtimet e Komisionerit.

Prokurori Dollapaj ishte prokuror me një karrierë premtuese në organin e akuzës, por kjo mesa duket nuk e kishte bindur Kolegjin e Pavarur të Apelimit i cili më 12 mars, pra ditën e djeshme vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit. Dollapaj bëhej kështu prokurori i katërt që i nështrohej apelimit.

Një tjetër prokuror i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit është edhe prokurori i Adnand Kosova. Z. Kosova u emërua në detyrë pas vlerësimit kalimtar në kuadër të vettingut në dhjetor të vitit 2018.

Ky emërim në fakt nuk e kishte bindur sa duhej Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit që pak pas vendimit kishte kërkuar apelimin e këtij vendimi. Ky apelim kërkohej bazuar në kriterin e pasurisë, pasi pretendohej se ai nuk justifikonte një shumë të caktuar për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

E pas kësaj kërkese të bërë nga ONM-ja, Komisioneri Publik bëri apelimin në Kolegjin e Pavarur të Apelimit. Këtë herë sipas këtij organi ,apelimi, bëhej referuar kriterit të figurës profesionale të prokurorit, pasi siç shprehej KPA-ja në vendimin e arsyetimit, kishte disa denoncime nga qytetarë për prokurorin për lidhje me persona të papërshtatshëm.

Ajo që në fakt eveidentohet në të dy këto shkarkime përveç faktit që i janë nënshtruar apelimit, ka të bëjë edhe me faktin tjetër që të dy këto shkarkime janë parë si të kontestueshme nisur edhe nga paqartësia e akuzave që janë ushtruar ndaj të dy prokurorëve.

Duhet thënë po aq që të dy këta prokurorë shiheshin si profesionistë mjaft premtues në organin e akuzës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.