Si po mundohet t’i imponohet Turqia Bashkimit Evropian?

Prej disa ditësh tashmë vazhdon gjendja e rënduar e refugjatëve në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, të cilët synojnë të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Janë me mijëra refugjatë të cilët kanë qëndruar prej 5 ose 6 vitesh në Turqi pas krizës humanitare që ndodhi në Siri, Libi, dhe vende të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme. Tashmë të gjithë këto refugjatë janë dyndur në kufirin me Greqinë.

Ajo që duhet theksuar është se kjo situatë vjen në fakt si një situatë e paralajmëruar prej vitesh. Të paktën që prej vitit 2015 me mijëra refugjatë sirianë, libianë, pakistanezë apo edhe afganë, u sulën drejt Turqisë ku edhe më pas do të kalonin në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo sepse kufiri turk është edhe mënyra me e mirë e kalimit në vendet evropiane.

Në atë kohë insitucionet evropiane ngritën njëfarë alerti për këtë situatë, ku edhe u cilësua edhe si kriza më e madhe e refugjatëve e ndodhur që prej shumë vitesh.
Kjo situatë u stabilizua pas edhe një marrëveshje të bërë mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian që nëse ajo i mbante ne territorin e saj refugjatët, atëherë BE-ja do t’i jepte Turqisë disa miliarde euro ndihma, dhe gjithashtu do të liberalizonte edhe vizat me qytetarët e saj.

Pasi pati disa deklarat e kundërdeklarata për këtë marrëveshje, pas 5 vitesh qeveria turke shprehej se Bashkimi Evropian nuk e kishte zbatuar këtë marrëveshje ndaj edhe kishte vendosur anulimin e saj. Me këtë veprim Turqia hapi kufirin dhe refugjatët vërshuan drejt kufirit grek duke shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme.

Me këtë mënyrë, Turqia po i bën presion Bashkimit Evropian nëpërmjet lëshimit të mijëra refugjatëve në kufirin grek. Kjo situatë rrezikon të kthejë edhe njëherë krizën e refugjatëve, dhe kjo nuk mund të zgjidhet me mbylljen e kufirit grek.

Po nga ana tjetër kjo është edhe një mënyrë me anë të së cilës Turqia po tenton që t’i imponohet vendeve të Bashkimit Evropian që të plotësojnë marrëveshjen e mëpërshme, por madje edhe të zgjerojë rrethin e kërkesave të saj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.