Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shpëtoi një vajzë nga përdhunuesi serial, shqiptari shpallet hero në Austri (EMRI+FOTO)

Një shqiptar, është vlerësuar si hero në Austri pasi falë tij një vajzë i ka shpëtuar përdhunimit, nga një autor serial. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për shtetasin Leotrim Zhegrova, i cili në vitin 2018 po lëvizte me makinë para një diskoje, kur ka vënë re se një afrikan po ecte pas një vajze.

Shqiptari ka nisur dyshimet dhe më pas vuri re që të dy u zhdukën. Ky i fundit më pas ka dëgjuar thirrjet e vajzës dhe ka shkuar në makinë dhe i ka rënë borisë në mënyrë që vajza të afrohej drej tij. Ndërkohë autori më pas është larguar.

Megjithatë shqiptari e kishte fiksuar mjaftueshëm sa për ta identifikuar. Shqiptari e mori vajzën në makinë dhe më pas ka thirrur policinë. Edhe pse ata e kontrolluan të gjithë vendin me helikopter, nuk e kapën dot përdhunuesin serial, por falë të dhënave të djalit ata kanë arritur ta arrestojnë atë. Pikërisht bëhej fjalë 29-vjeçarin John B. nga Kamoret, i cili u arrestua nga policia vendase.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore