Pasi u vetizolua, Oriola Marashi publikon videon duke larë duart: O virus, o virus (FOTO)

Një ditë më parë, Oriola Marashi, pulikoi një foto mjaft seksi në “Instagram” ku krahas saj shkruante: “Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”.

Modelja bukuroshe ka vendosur që këto ditë ku situata në vend nuk duket mirë nga koronavirusi, ka vendosur që të vetizolohet dhe të mos bëjë udhëtime.

Pasi sensibilizoi fansat e saj që të qëndrojnë në shtëpi, ajo ka vendosur që t’i ndërgjegjësojë ato edhe për larjen e duarve. Oriola Marashi ka postuar në “Instastory” disa video, ku tregon se ajo i lan duart sipas rregullave që janë dhënë.

“O virus, o virus. Ja pra miq i mora parasysh këshillat e juaja. Po i laj duart deri te brrylat”, dëgjohet të thotë modelja.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.