”Alo, jam Edi, ruhuni nga mediat”! Kryeministri mesazh të koduar për të kyçur gojën e gazetarëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh zanor ku në fokus të tij duket ashiqare një ‘tentativë’ e tij për të presionuar gazetarët.

Siç edhe e kemi thënë kjo në fakt nuk është një gjë e re dhe as tentativa e parë e kryeministrit. Ai tashmë përgjatë gjithë kohës së qeverisjes së tij ka mbajtur një marrëdhënie mjaft të tensionuar me median.

Tension çka kulmoi edhe në ndërmarrjen e një pakete ligjore të njohur si ‘Paketa Antishpifje’ e cila ishte dukshëm tentativa e rradhës për t’u kyçur gojën të gjithë gazetarëve.

Tashmë duke nisur nga sot e nuk dihet se deri kur të gjithë qyteraët para se të bëjnë një telefonate do të duhet të dëgjojnë zërin e Kryeministrit, dhe po ashtu edhe presionin drejtuar medias.

Kjo synon dukshëm që t’i bëjë mediat të pabesueshme në sytë e opinionit, dhe nga ana tjetër ta shfaqë Kryeministri si mbrojtësin kryesor të së vërtetës dhe si të vërtetën e vetme që qytetarët duhet të dëgjojnë.

Thirrja e kryeministrit në fakt nuk është vetëm një mesazh i zakonshëm zanor, ndaj asesi nuk mund të konceptohet e analizohet si i tillë. Më shumë se kaq kjo thirrje është një mesazh i hapur drejtuar shqiptarëve që ata të mos e besojnë më median dhe të informohen vetëm nga faqja dhe videomesazhet e kryeministrit.

Kjo është shumë shqetësuese kur pretendohet se në një shtet demokratik pushtetet janë të ndara, dhe media është një pushtet në vete që duhet të kontrollojë veprimet e vendimet e qeverisë.

Mesazh i Ramës në mënyrë logjike ngre dyshimin se qeveria po mundohet të fshehë diçka ndaj edhe ai do patjetër që qytetetarët të dëgjojnë vetëm të vërtetën sipas tij.

Një komunikim i tillë publik i kryeministrit Rama, cënon jo vetëm lirinë e lajmit, si një parim bazë i ushtrimit të veprimtarisë së medias në një shtet demokratik, por gjithashtu edhe vërtetësinë e lajmit në një situatë epidemike si kjo që po përjetojmë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.