A po fsheh diçka Rama për Coronavirusin, duke sulmuar mediat?

Nga Edison Balla

Teksa qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për mbrojtjen nga Coronavirusi i njohur ndryshe edhe si ”Covid-19” një tjetër “masë” nëse mund të quhet e tillë, është ndërmarrë ditën e sotme nga kryeminstri Rama.

Në një fushatë thuajse kombëtare në bashkëpunim me të gjitha kompanitë telefonike në vend, kryeministri Rama shpërndau që në mëngjes në mënyrë masive kundrejt të gjithë klientëve telefonikë, një mesazh me tekst ku i këshillonte të gjithë të kujdeseshin për veten e tyre.

E më vonë nga një mesazh me tekst u kthye në mesazh zanor, por që në përmbajtje të tij kishte edhe një këshillë, ku u thoshte qytetarve që të kujdeseshin për veten dhe të ruheshin nga mediat.

Por a është kjo vetëm një këshillë, apo më shumë se kaq një sulm ndaj mediave?

Siç edhe dihet në fakt Kryeministri në gjithë këto kohë, flasim pra këtu edhe para ndodhjes së kësaj situate me Coronavus-in, ka pasur një marrëdhënie disi të tensionuar dhe jo aq të mirë me median në tërësi.

E kujtojmë këtu që pikërisht për këtë arsye qeveria e kryeministrit Rama mori inicativën dhe madje çoi në Kuvend një paketë ligjore, e njohur edhe si ”Paketa Antishpifje” që nga shumë organizata madje edhe nërkombëtare u cilësua si shkelje e të drejtës së shprehjes. Një paketë që tashmë ndodhet në Komisionin e Venecias ku edhe pritet një opinion zyrtar nga kjo organizatë.

Por pse e sulmon Rama median pikërisht në këtë moment?

Deri para pak ditësh Shqipëria u konsiderua edhe nga qeveria si i vetmi shtet që nuk ishte prekur nga Coronavirusi. Por nga ana tjetër vetë media me të drejtë kishte ngritur në disa raste dyshime rreth vërtetësisë së këtyre deklaratave.

Kjo edhe e kishte ”nervozuar” në disa raste kryeministrin Rama i cili shprehej me tone të forta kundrejt medias, të cilën e akuzonte se po përhapte panik të panevojshëm.

Gjithashtu sulmi i Ramës ndaj medias pikërisht në këtë moment duket të jetë një mënyrë për të mos e lënë atë pa kundërshtarë, sepse mesa duket PD-ja dhe Coronavirusi nuk janë mjaftueshëm për të.

Kundërvënia e Ramës ndaj medias me këtë mesazh zanor, por edhe me shkrimet e tij të shumta duket se është një ”tentativë” për ta zhvendosur në fakt tjetër kund vëmendjen, por edhe si një formë presioni për ta bërë atë të tërhiqet nga raportimet që mbase nuk janë në një mendje me qeverinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.