Vendim/ Çdo shkollë e mesme duhet të ketë infrastrukturë moderne për ushtrimin e sporteve

Ditëve të fundit qeveria ka nxjerrë një amendim në Vendimin Nr.319 datë 12.04.2017 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Standarteve të Projektimit të Shkollave”.

Ky ndryshim i këtij vendimi nga qeveria vjen edhe si një kërkesë e vazhdueshme e insitucioneve arsimore, por edhe si standard i nevojshëm që duhet të ketë arsimi në vend.

Kështu në ndryshimin e vendimit të sipërpërmendur thuhet shprehimisht:

Në shkollat e mesme, njëlloj si në shkollat nëntëvjeçare, duhet patjetër të ketë një mjedis të veçantë të mbyllur (palestër) për edukimin fizik si dhe mjediset në oborrin e jashtëm të saj.

Mjedisi i veçantë i mbyllur (palestër) për edukimin fizik, si dhe mjediset e hapura në shkollat e mesme mund të jenë njëfunksionale ose shumëfunksionale, të tilla që në to të luhet basketboll, volejboll, hendboll dhe sporte të tjera.

 Gjithashtu në këtë ndryshim të propozuar janë përcaktuar edhe detyrimi i insitucioneve arsimore për pasjen e ambjenteve shumëfunksionale për ushtrimin e sportit. Konkretisht në ndryshimet e bëra thuhet shprehimisht:

Terrenet e jashtme sportive caktohen sipas kërkesave të programit mësimor, ku duhen parashikuar:

– Fusha shumëfunksionale (fushë e përbashkët për basketboll, volejboll etj.)

– Fusha njëfunksionale:

– Një fushë volejbolli;

– Një fushë basketbolli;

– Një kënd gjimnastikor;

– Një fushë tenisi.

Në shkollat e mesme me më shumë se 600 nxënës duhet patjetër të ketë një mjedis të veçantë të mbyllur (palestër shumëfunksionale) ose terren të jashtëm sportiv (fushë shumëfunksionale) për edukimin fizik.”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.