Masa të jashtëzakonshme në gjendje të jashtëzakonshme

Nga Edison Balla

Gjatë një komunikimi me anë të një videomesazhi për publikun ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka folur për masat që po ndërmerr qeveria për të “luftuar” koronavirusin.

Për kryeministrin kjo nuk është tashmë një situatë normale por një gjendje lufte. Madje pikërisht në këtë kontekst ai paralajmëroi që nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të nxirren në rrugë për të vënë në krantinim të detyrueshëm këdo që refuzon apo nuk pranon të vetëkarantinohet.

E për ta përforcuar këtë deklaratë kryeministri ka deklaruar se do të vendosen sanksione në gjoba që do të shkojnë deri në 5 mijë euro, për këdo që do të kundërshtojë masat që do të ndërmarrë ushtria dhe autoritetet.

Këto janë në fakt masa të jashtëzakonshme përsa kohë ushtria del në rrugë. E njëjta situatë ka ndodhur në shtetin italian para dy ditëve, dhe mesa duket nga kjo kanë marrë shkas edhe autoritetet tona.

Por duhet thënë që ka pasur edhe thirrje nga ekseprtë e qytetarë që qeveria të vepronte njëjtë si Italia. Thirrje së cilës tashmë i është përgjigjur edhe qeveria.

Tashmë vendi ynë në të paktën 3 qarqet e tij është në një gjendje të jashtëzakonshme që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, kjo në kuadër të tërmetit që ndodhi në 26 nëntor.

E këto masa edhe pse pa lidhje me gjendjen e mëparshme të jashtëzakonshme duket se do të zbatohen përgjatë gjithë kohës së kësaj gjendje, por mbase edhe më shumë deri kur të largohet rreziku nga koronavirusi.

Tashmë nuk është momenti për t’i diskutuar e për t’i vënë në dyshime këto masa, por përtej kësaj është momenti për të qenë mirëkuptues e për të zbatuar në mënyrë rigoroze të gjitha masat e vëna nga autoritetet. Sepse në gjendje anormale vendosen gjithmonë masa jonormale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.