Lufta e PD-së me qeverinë zhvendoset në SPAK

Disa javë pas ndodhjes së tërmetit të datës 26 nëntorit të vititi të kaluar, Partia Demokratike depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të cilët i akuzonte për “shpërdorim detyre”.

Kjo akuzë vinte pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti ku një pjesë e madhe e godinave të banimit, pallateve, por edhe objekteve shtetërore që u shembën dyshoheshin se ishin ndërtuar në kushte jo të përshtatshme teknike.

E pikërisht për këtë Partia Demokratike akuzoi zyrtarët e lartë për këtë vepër penale që sipas saj kishte brenda edhe elementin e dashjes.

Por edhe pse tashmë një një tjetër situatë Partia Demokratike, ka depozituar në SPAK ditën e sotme një tjetër kallëzim ndaj Ministres së Shëndetësisë për shpërndarjen e 1.2 milion maskave që siç denoncoi ditën e djeshme vetë kreu i PD-së Basha ishin të skaduara.

Pasi kanë kaluar disa muaj duhet thënë që akoma nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me kallëzimin e PD-së në SPAK për çështjen e tërmetit. E ndërkohë ajo bën një tjetër kallëzim ndaj zyrtarëve të lartë.

Siç edhe dihet e gjithë kjo situatë ja pamundëson opozitës zhvillimin e aksionit të saj opozitar, duke e kaluar “luftën” ndërmjet palëve tashmë në SPAK.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.