Autobusi me pasagjerë vjen nga Milano në Tiranë, shpërndahen për t’u vetëkarantinuar

Pas gjashtë orësh të bllokuar në pikën doganore të Muriqanit në Mal të Zi, autobusi me disa dhjetëra shqiptarë që ishte nisur nga Milano mëngjesin e të mërkurës, për të mbërritur në Tiranë pasdite.

Pas problemeve në doganë, ata u shoqëruan me makina policie deri në kryeqytet. Një pjesë e mirë e tyre i janë drejtuar mjeteve personale, por edhe mjeteve të transportit publik, për të shkuar në banesat e tyre.

Pas konfirmimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi që për të gjithë qytetarët që mbërrijnë në Shqipëri nga zona të prekura në shtete të tjera, duhet të vetëkarantinohen, ndërsa të mërkurën, kryeministri Rama tha se kjo masë tashmë është e detyrueshme dhe do të vihet në zbatim me anë të patrullave të policisë ushtarake dhe atë të shtetit.

Përveç autobusit të mbërritur në Tiranë, edhe 3 autobusë të tjerë që janë drejtuar në Fier, gjithashtu të shoqëruar me makina policie për të mos pasur asnjë ndalesë tjetër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.