Kryebashkiaku “bimbumbam” shfaqet i lumtur, pasi i falin një zjarrfikëse

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është shfaqur tejet i entuziasmuar në rrjetet sociale, pas ‘arritjes’ së tij më të fundit në krye të bashkisë.

Përmes një statusi paradoksal në Facebook, Suli njofton solemnisht se tashmë banorët e Kamzës janë më të sigurtë, pasi bashkia është pajisur me një zjarrfikëse funksionale.

Por kryebashkiaku nuk është ndalur me kaq. Suli ka ‘përvetësuar’ zjarrfikësen e dhuruar, duke quajtur fitore të tij dhe premtim të mbajtur, një dhuratë që është bërë nga ambasada japoneze për banorët e Kamzës.

“Një tjetër premtim i mbajtur! Për herë të parë, falë kontributit të ambasadës japoneze, Bashkia Kamëz pajiset me zjarrfikësen e parë funksionale, e cila është në shërbimin të çdo qytetari. Faleminderit Ambasadës Japoneze, me në krye ambasadorin Makoto Ito, për kontributin dhe ndihmën e dhënë!“, shkruan i lumtur ai.

Kryebashkiaku që mori drejtimin e Kamzës në garën pa rival, ua ka shitur banorëve si produkt të punës së tij, atë që në fakt është vetëm një dhuratë. Kujtojmë se Japonia, përmes ambasadës së saj në Shqipëri, ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë disa bashki të vendit, të majta dhe të djathta, me projekte, pajisje apo edhe donacione monetare.

Pra, ‘fitorja e madhe’ e Rakip Sulit është një punë normale për ambasadën e vendit mik në Shqipëri. Banorët e Kamzës ta gëzojnë zjarrfikësen, por për këtë duhet të falenderojnë vetëm ambasadën japoneze.

Merita e vetme e Rakip Sulit është fotoja e publikuar në facebook dhe tentativa për të manipuluar të vërtetën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.