Mastercard, mbështet të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Mastercard, kompania lider në botë për shërbimet e pagesave, i është bashkuar kompanive të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri përmes ndihmës së dhënë për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kompania njoftoi se nisur nga situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, anuloi të gjitha aktivitetet e fund vitit që kishte planifikuar në Shqipëri, në mënyrë që të qëndronte pranë të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi dhe t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë. I gjithë fondi që ishte planifikuar për këto festime u dhurua online përmes e-Albania për të ndihmuar autoritetet shqiptare në rindërtimin e shtëpive dhe për të lehtësuar rimëkëmbjen e shpejtë të të gjithë personave që u prekën nga tërmeti.

Tërmeti me mahniture 6.4 rihter që goditi në afërsi të Durrësit dhe Tiranës më 26 nëntor shkaktoi 51-viktima dhe rreth 900 të plagosur. Sipas vlerësimevetë Ministrisë së Mbrojtjes janë prekur mijëra njerëz, më shumë se 1200 persona janë evakuuar në Thumanë, Tiranë, Durrës, Krujë dhe Lezhë dhe rreth 4000 persona humbën shtëpitë e tyre, ku një pjesë u shpallën të pabanueshme.

Së bashku me subjektet e tjera dhe individët që kontribuan vullnetarisht në platformën e menaxhuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, donacionet do të mbështesin Emergjencat Civile për të ndihmuar viktimat e tërmetit, si dhe entitetet qeveritare për të filluar rindërtimin sa më shpejt të jetë e mundur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.