Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Lulzim Basha kthehet në zanafillë të problemit

Prej vitesh tashmë disa subjekte të vogla partiake, organizata të shoqërisë civile në vend, dhe organizma ndërkombëtarë të vendosur në Shqipëri kanë kërkuar e rekomanduar ndryshimin e sistemit.

Dy partitë e mëdha, ajo demokratike dhe socialiste kanë bërë “rezistencë” kundrejt kësaj kërkese, pasi sistemi aktual politik e zgjedhor që ne kemi nuk bën gjë tjetër veçse forcon e u jep kontroll të tërësishëm kryetarëve të partive të mëdha.

E vëmë theksin e problemit që ka sistemi tek kryetarët e partive të mëdha, pasi nga aty nis çdo gjë. Pra një parti e centralizuar ku kryetarët janë fuqiplotë dhe kontrollojnë e vendosin se kë duan të bëjnë deputet apo kryetar bashkie normalisht që nuk është e dëmshme vetëm për atë parti, por edhe për të ardhmen e  vendit.

Kjo sepse njëra nga partitë e mëdha do të qeverisë vendin nesër, dhe modeli i kontrollit të brendshëm do të shërbejë si shembull edhe në qeverisje.

Por duke qenë se dy partitë e mëdha janë kritikuar shumë për ndryshimet që i bënë sistemit zgjedhor e derivatisht edhe atij politik në vitin 2008, duket se ka një lloj “rizgjimi” të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi këtë çështje.

Ditëve të fundit në kuadër edhe të një fushate që ka ndërmarrë prej javësh, Basha, ka folur mbi disa ndryshime thelbësore të sistemit politik. Ai ka folur ndër të tjera mbi nevojën e ndryshimit për financimin e partive politike, një nevojë kjo në fakt e adresuar prej vitesh pasi shumë parti janë financuar nga burime të padeklaruara.

Gjithashtu Basha ka artikuluar edhe nevojën për ndryshimin e sistemit elektoral duke lënë të nënkuptohet se Partia Demokratike do të kërkojë sistemin zgjedhor proporcional me lista të hapura.

Po ashtu edhe organizimi i parlamentit me dy dhoma është propozuar qëkur nga ekspertë të teknikës legjislative, gjë të cilën Basha e ka propozuar këto ditë.

Këto dhe një sërë propozimesh të tjera të ardhura nga Basha janë në fakt pikërisht ato kërkesa që janë adresuar prej vitesh nga opinion publik në vend, për ta sjelle kështu sistemin në binarët e duhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore