Koronavirusi/ Mbyllja e shkollave dhe kopshteve, kompensim për një nga prindërit që do kujdeset për fëmijët?

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vjen me një propozim, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollave dhe kopshteve.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha thekson se shteti duhet të kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit që është në marrëdhënie pune, pasi duhet të qëndrojë me fëmijët në shtëpi.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.”, shkruan Basha në ‘Twitter’.

Capture
©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.