Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Në vend numëro/ Pas 13 vitesh vendi është në njëjtën situatë dhe bëhen po të njëjtat propozime

Ditën e djeshme, Basha, ishte i pranishëm në një takim me të rinj dhe intelektualë ku foli gjatë për nevojën e ndryshimit të sistemit politik në vend.

Gjatë komunikimit të tij ai foli ndër të tjera edhe për ndryshimin e mënyrës së organizimit të parlamentit. Basha propozoi që Parlamenti të organizohej në dy dhoma: në Dhomën e Ulët ose siç njihet ndryshe e përfaqësuesve, dhe Dhomën e Lartë ose siç njihet ndryshe Senati.

Por në fakt të njëjtën gjë e ka artikuluar në parlament edhe paraardhësi i Bashës dhe ish kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha. Edhe atëherë thuajse vendi ndodhej në të njëjtën situatë që është edhe sot. Madje edhe në thuajse të njëjtat zhvillime politike.

Që në vitin 2007 kur në parlament flitej për realizimin e reformës zgjedhore, ish kreu i PD dhe asokohe edhe kryeministër shprehej se është e nevojshme që të ndryshojë mënyra e organizimit të kuvendit dhe që ky i fundit të ndahet në dy dhoma. Dhe sillte ndërmend rastin e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar apo edhe Italisë.

Në ato vite Berisha e shihte këtë si mënyrë që palët të afroheshin për zhvillimin e reformës zgjedhore. Gjë e cila në fakt ndodhi pa qenë nevoja e ndryshimit të organizimit të parlamentit.

Në vitin 2008 të dyja partitë më të mëdha politike arritën të uleshin në tryezë dhe të ndryshonin sistemin zgjedhor dhe duke u bërë kështu shkak pikërisht i kësaj situate shumë të keqe në të cilën gjendet sistemi politik.

Por pas 13 vitesh vendi është thuajse në të njëjtën situatë. Madje edhe më të keqe nëse u referohemi marrëdhënieve politike mes palëve që kishin atëherë dhe sot.

Por edhe pas 13 vitesh sërish diskutojmë të njëjtat çështje dhe madje edhe nga kampli blu vijnë po të njëjtat propozime. Basha akoma kërkon që parlamenti të bëhet dy dhomësh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore