
Afera seksuale me Lewinskyn, Clinton: Nuk u mendova, e bëra për të menaxhuar ankthin
Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton i është rikthyer aferës seksuale me Monica Lewinsky, për të cilin iu nënshtrua procedurave të shkarkimit në vitin 1998, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se "ishte një mënyrë për të menaxhuar ankthin".
"Eshtë si të ndihesh i tronditur, sikur të kesh qenë në një garë me 15 raunde, e cila zgjatet në 30 të tillë. Dhe pastaj gjen diçka për të hequr mendjen për pak kohë. Të gjithë kanë presione në jetë, zhgënjime e frikë nga çfarëdo, gjëra të cilat unë i bëra për të menaxhuar ankthet e mia ndër vite", u tha ish-presidenti 73-vjeçar producentëve të një dokumentari mbi jetën e bashkëshortes së tij, Hillari.
Ai shprehu edhe njëherë keqardhjen se jeta e ish-punonjëses së Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky mbeti e lidhur me këtë skandal seksual.
"Ishte e tmerrshme ajo që bëra, por nuk e mendova", u shpreh ai.
Monica Lewisnky ishte 22 vjeç në kohën kur foli për skandalin. Edhe ajo është shprehur se nuk i kishte menduar pasojat e asaj lidhje. Ka pohuar se marrëdhënia ishte konsensuale, por e ka quajtur abuzim me pushtetin të gjithë sulmin që i erdhi në mbrojtje të ish-Presidentit.
Presidenti u shpall fajtor nga Dhoma e Ulët e Kongresit, por kërkesa për shkarkimin u rrëzua nga Senati.
[gallery ids="1001111,1001110,1001109,1001108,1001107,1001106,1001105,1001104,1001103,1001102"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Pse Joe Bideni është personi i duhur për momentin
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Lufta për vaksinën anti Covid-19, ekspertët po punojnë për një alternativë të re

Mbyllja e kufijve/ Covid pezullon dhe fluturimet, ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm: Shihemi pas...

“Shqipëria drejt fundit të valës së parë”/ Epidemiologu tregon çfarë po ndodh në vend
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
