Suplementet ushqimore/ Reagon “Kosmonte Foods”: Nuk importojmë vitamina!

Pak ditë më parë, Gazeta SHQIP, publikoi emrat e tre kompanive, që rezultonin si prodhuesit më të mëdhenj të suplementeve ushqimore. Të dhënat ishin gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet një kërkese për informacion, të dërguar nga Top Channel.

Në përgjigjen zyrtare, thuhej se shoqëria “Kosmonte Foods Tirana”, BBI Group dhe N&N ishin tre importuesit më të mëdhenj të suplementeve ushqimore. Por nëpërmjet një kontakti nga përfaqësuesit e “Kosmonte Foods Tirana”, gazetarët e SHQIP, u vunë në dijeni se kjo kompani nuk importonte asnjë suplement ushqimor, por ky ishte një lapsus i doganës shqiptare.

Në reagimin e shoqërisë “Kosmonte Foods Tirana”, thuhet se ata janë përfaqësuesit lider të brandeve më të njohur ushqimore në botë si: Ferrero, Zottt, Bayernland etj. Për këtë arsye, ata kërkojnë të sqarojnë opinionin publik por edhe distributorët e huaj, se nuk kanë asnjë lidhje me suplementet ushqimore.

Për këtë arsye, kjo kompani kërkon që të sqaroj publikun, se informacioni i dërguar nga Doganat Shqiptare, është i pasaktë.

Më poshtë reagimi i “Kosmonte Foods Tirana”:

SHOQËRIA“KOSMONTE FOODS TIRANA” SH.P.K, është e mirënjohur në treg për importin dhe distribuimin e produkteve ushqimore të ambalazhuara në Republikën ë Shqipërisë. Shoqëria “Kosmonte Foods Tirana”sh.p.k, ka filluar aktivitetin tregtar në vitin 2009 me tregtimin e mallrave të ndryshme ushqimore të konsumit te shpejte te paketuara, kryesisht me bazë qumështi, mishi etj., të kategorisë: të frëskëta, të ngrira, të thata, etj., të importuara nga vendet e Bashkimit Europian dhe nga vende të tjera të Rajonit.

Krijimi i një rrjeti të shperndarjes së produkteve tona dhe të qenit të pranishëm në të gjitha pikat ë shitjes në vend dhe partneriteti i krijuar me kompani prestigjioze ndërkombëtare për distribuimin e produkteve cilësore në tregun shqiptar dhe atë të huaj, ka ndikuar ndjeshëm në drejtim të informimit dhe mbrojtjes së konsumatorit vendas. Shoqëria “Kosmonte Foods Tirana” sh.p.k, ka ekskluzivitetin e distribuimit në tregun vendas për marka të njohura të gjigandëve botëror në tregun e ushqimeve: Ferrero, ZOTT GmbH&Co.KG, Gebruder Woerle Ges M.B.H, Greisiner GmbH, Perutinina Ptuj d.d, Bayernland eG, AB,Garmo AG, HiPP Gmbh&Cop Exsport KG, Deutche SiSi Werke Gmbh, Inter Food,Viotros SA,Lutece B.V etj.

Kjo e fundit i kushton vemendje të vecantë cilësisë së produkteve dhe markave ushqimore që u ofron konsumatorëve. Për Ne është jashtëzakonisht e rëndësishme garantimi i nivelit të lartë të mbrojtjës së jëtës dhë intëresave të konsumatorit duke zbatuar standartet më të larta të sigurisë ushqimore.

“Kosmonte Foods Tirana” sh.p.k ka ndërtuar ndër vite një kulturë institucionale të karakterizuar nga transparenca, qeverisja e mirë e shoqërisë, komunikimi me klientin dhe bashkëpunimi i ngushtë mës strukturave të brendshme dhe instutucioneve të Rëpublikës së Shqipërisë për arritjën e objektivave strategjikë të saj. Dëshirojmë të thëksojmë se, kjo shoqëri ka një model biznesi të qartë dhe të qëndrueshëm, i cili ruan përshtatshmërinë në çdo kohë, një strukturë qeverisje në përputhje me praktikat më të mira të distribuimit të produkteve ushqimore, kryesisht të freskëta, që garanton autonominë operacionale e cila mbështetet nga një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash të mirëpërcaktuar. Mallrat e ofruara në treg janë më paketim cilësor që siguron ruajten e vlerave ushqyese dhe tregtohen me lehtësi.

Vlerat qe përbëjnë themelin e kulturës tone institucionale janë përgjëgjshmëria ndaj obligimeve ligjorë e rregullues, integriteti moral, kompetenca profesionale, fokusi te klienti, angazhimi ndaj komunitetit dhe inovacioni.

Për këtë arsye, kemi punuar e vazhdojmë të punojmë për të siguruar ekuilibra të përshtatshem mes përgjëgjësisë dhe saktësisë së një shërbimi sa më inovativ dhe bashkëkohor pa kompromentuar në asnjë moment rendimentin, efektivitetin si dhe të qënit një kompani e përgjegjshme dhe e rregullt.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.