Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Opozita anulon takimin, shtyhet tryeza për reformën zgjedhore

Është shtyrë mbledhja e parashikuar për ditën e sotme e tryezës së reformës zgjedhore, PD ka kërkuar kohë për çështjen e ndryshimit të sistemit.

Sikurse ishte lajmëruar, ditën e sotme do të zhvillohej tryeza e Reformës Zgjedhore në rend dite: diskutim mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

Me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, mbledhja e sotme është shtyrë për ditën e hënë, ora 10:00, me po të njëjtin rend dite.

Deri ditën e hënë pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore.

"Urojmë që të mos jetë bojkot, por ndihem e shqetësuar për këtë fakt sepse është hera e dytë që tema e ndryshimit të sistemit shtyhet. Duhet të kuptojmë që kjo reformë bëhet për shqiptarët dhe ashtu siç kemi dëgjuar propozimet e opozitës dhe kemi qenë të hapur, edhe opozita duhet të ketë durim dhe të dëgjojë propozimin e opozitës në Parlament dhe shqetësimet e saj", ka deklaruar Rudina Hajdari.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore