Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nga paketa anti-KÇK tek dekreti me ultimatum i Metës, çfarë pritet sot në Kuvend

Seanca e sotme plenare pritet të miratojë disa ligje të rëndësishme, ku për një pjesë të tyre pritet të ketë debat.

Përveç interpelancës me ministren Balluku, në seancë do të diskutohet edhe Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2019.

Por çështjet më të nxehta do të jenë akti normativ i qeverisë kundër KÇK-së, si dhe ligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, që vjen pjesë përbërëse e kësaj pakete.

Si akti normativ edhe ligji për pasuritë e konfiskuara u diskutuan gjatë javës së shkuar në Kuvend dhe pritet që në seancën e ardhshme t’ju bashkohen edhe ndryshimet në tri ligjet e tjera që ende nuk kanë kaluar nëpër komisione.

Gjithashtu, një tjetër ligj që do të miratohet në seancën e sotme është edhe ai “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, që trajton çështjen e legalizimeve dhe tapive të pronave.

Ky ligj u diskutua dhe u miratua vetëm dy ditë më parë dhe menjëherë i kalon seancës plenare për miratim, duke mos e vonuar futjen në fuqi.

Gjithashtu, sot Kuvendi do të miratojë edhe dy ligjet për pajisjet mjekësore dhe kontrollin kufitar.

Gjatë kësaj seance deputetët do njihen edhe dekretin e Presidentit Meta që ktheu ligjin për betimin e gjyqtarëve në Kuvend. Meta ka paralajmëruar shpërndarje të parlamentit, nëse nuk reflektohet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore