Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vettingu/ Pasuria i "ha kokën", shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin. Ai u ballafaqua të hënën me probleme në justifikimin e pasurisë, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përfundoi hetimin administrativ vetëm për këtë kriter.

Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine. ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Në nisje të relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.

Komisioni ka hetuar pasurinë kryesore të gjyqtarit, një apartament me vlerë 155 mijë euro të blerë në vitin 2011 në Tiranë, me burim shitjen e një apartamenti në Vlorë dhe një hua prej 40 mijë eurosh nga vjehrri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore