
Skema e mashtrimit/ Mbi 200 milionë lekë dëm shtetit, arrestohen zyrtarë e biznesmenë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar "Ndërmjetësi" duke vënë në pranga 5 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë që akuzohen për krijimin e skemave mashtruese duke i shkaktuar shtetit mbi 20 mln lekë dëm financiar.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor "NDËRMJETËSI", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
SH. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve";
S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorimi i detyrës";
E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorimi i detyrës";
L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve", .
A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve";
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve".
Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg".
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve" dhe "Shpërdorimi i detyrës".



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
A mund të sjellin vaksinat e para të COVID-19 imunitet të tufës? Ekspertët kanë dyshime

Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel grave: Mos neglizhoni shëndetin

Video/ “Pa merak, shyqyr, mashalla”! Biseda rrëqethëse mes pacientëve me covid me familjarët
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
