Top Story/ Si u ekzekutua Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës, për pronat në Gjirin e Lalzit 

Ishte data në 9 shtator e vitit 2011. Atë mëngjes, gjyqtari i ri Skerdilajd Konomi ishte me mjaft nxitim për në punë. Ishte një ditë e ngarkuar me disa gjyqe.

Mjeti me të cilin ai lëvizte zakonisht, ishte me gomën e shfryrë. I shkujdesur dhe në nxitim, 33-vjeçari nuk mendohet dy herë. I hipën mjetit tjetër të familjes, një benz model i vjetër tip 250, i cili përdorej kryesisht nga bashkëshortja e Konomit.

Skerdi, nuk arriti kurrë të shkojë në gjykatë. Vrullin ia ndali një shpërthim i fuqishëm i veturës. Skena ishte më shumë se e tmerrshme. Ishte e qartë se bëhej fjalë për atentat me tritol. Ekzpertiza më pas tregoi se kishin qenë të paktën 400 gramë C4 e montuar brenda mjetit, poshtë sediljes së drejtuesit.

“Ngjarja më e tmerrshme që kam përjetuar në jetën time shoqërore po edhe atë profesionale. Ikja e tij nga kjo botë ishte vërtetë e tmerrshme, dhe shumë e dhimbshme, më të dhimbshme e bën fakti se ende sot nuk është gjetur motivi”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Autorët e krimit makabër kishin marrë çdo masë që goditja të rezultonte efektive dhe ia arritën. Skerdi ndërron jetë pas pak çastesh, në një skenë makabër ku gjithçka transmetohej LIVE nga kamerat e televizioneve. Autoriteti i shtetit ishte tronditur dhe nëpërkëmbur. Për herë të parë, një gjyqtar ekzekutohej në atë formë në Shqipëri.

“Ishte një… sikur donin që ti tregonin gjithë shtetit, jo vetëm pushtetit gjyqësor, që të ketë kujdes kur bën veprime të cilat nuk u pëlqen atyre që janë anëtarë të botës së krimit”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Ishte e qartë se me atë lloj brutaliteti, po jepej një mesazh. Karriera e shkurtër prej rreth 5 vitesh si gjyqtar, nuk e justifikonte vrasjen makabre ndaj Skerdilajdit. Grupi hetimor hulumtoi dosjet që ai kishte pasur në dorë si gjyqtar. Asnjëra prej tyre nuk kishte një ngarkesë të tillë sa të justifikonte atë lloj krimi.

“Edhe gjatë punës së tij si gjyqtar ka treguar vërtetë vlerat e një profesionisti, një njeriu të mirë në radhë të parë. Ai zgjodhi që të ushtronte detyrën e gjyqtarit në qytetin e lindjes. Sa e lehtë është të fillosh punë në qytetin e lindjes, aq e vështirë bëhet për gjyqtarët se do kesh të bësh me zgjidhjen e konflikteve me bashkëqytetarët që i njeh që fëmijë”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Hulumtimet u shtrinë në kohë për të parë nëse gjyqtari kishte pasur konflikte. Asnjë e dhënë e tillë nuk dilte. Ai, njihej si një person miqësor, i shoqërueshëm dhe zgjidhës i konflikteve. Këto kujtojnë edhe miqtë e tij.

“E mbaj mend gjithmonë të qeshur, kishte një të qeshur karakteristike, luanim futboll bashkë, ishte lojtar shumë i mirë, luanim bilardo. Ishte tip shumë sportive, por edhe student shumë i mirë. Po, ishte një djalë me këmbë në tokë” – tregon Gerd Hoxha, gjyqtar.

Top Story/ Si u ekzekutua Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës, për pronat në Gjirin e Lalzit

Top Story/ Si u ekzekutua Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës, për pronat në Gjirin e LalzitIshte data në 9 shtator e vitit 2011. Atë mëngjes, gjyqtari i ri Skerdilajd Konomi ishte me mjaft nxitim për në punë. Ishte një ditë e ngarkuar me disa gjyqe. Mjeti me të cilin ai lëvizte zakonisht, ishte me gomën e shfryrë. I shkujdesur dhe në nxitim, 33-vjeçari nuk mendohet dy herë. I hipën mjetit tjetër të familjes, një benz model i vjetër tip 250, i cili përdorej kryesisht nga bashkëshortja e Konomit.Skerdi, nuk arriti kurrë të shkojë në gjykatë. Vrullin ia ndali një shpërthim i fuqishëm i veturës. Skena ishte më shumë se e tmerrshme. Ishte e qartë se bëhej fjalë për atentat me tritol. Ekzpertiza më pas tregoi se kishin qenë të paktën 400 gramë C4 e montuar brenda mjetit, poshtë sediljes së drejtuesit. “Ngjarja më e tmerrshme që kam përjetuar në jetën time shoqërore po edhe atë profesionale. Ikja e tij nga kjo botë ishte vërtetë e tmerrshme, dhe shumë e dhimbshme, më të dhimbshme e bën fakti se ende sot nuk është gjetur motivi”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.Autorët e krimit makabër kishin marrë çdo masë që goditja të rezultonte efektive dhe ia arritën. Skerdi ndërron jetë pas pak çastesh, në një skenë makabër ku gjithçka transmetohej LIVE nga kamerat e televizioneve. Autoriteti i shtetit ishte tronditur dhe nëpërkëmbur. Për herë të parë, një gjyqtar ekzekutohej në atë formë në Shqipëri. “Ishte një… sikur donin që ti tregonin gjithë shtetit, jo vetëm pushtetit gjyqësor, që të ketë kujdes kur bën veprime të cilat nuk u pëlqen atyre që janë anëtarë të botës së krimit”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.Ishte e qartë se me atë lloj brutaliteti, po jepej një mesazh. Karriera e shkurtër prej rreth 5 vitesh si gjyqtar, nuk e justifikonte vrasjen makabre ndaj Skerdilajdit. Grupi hetimor hulumtoi dosjet që ai kishte pasur në dorë si gjyqtar. Asnjëra prej tyre nuk kishte një ngarkesë të tillë sa të justifikonte atë lloj krimi.“Edhe gjatë punës së tij si gjyqtar ka treguar vërtetë vlerat e një profesionisti, një njeriu të mirë në radhë të parë. Ai zgjodhi që të ushtronte detyrën e gjyqtarit në qytetin e lindjes. Sa e lehtë është të fillosh punë në qytetin e lindjes, aq e vështirë bëhet për gjyqtarët se do kesh të bësh me zgjidhjen e konflikteve me bashkëqytetarët që i njeh që fëmijë”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.Hulumtimet u shtrinë në kohë për të parë nëse gjyqtari kishte pasur konflikte. Asnjë e dhënë e tillë nuk dilte. Ai, njihej si një person miqësor, i shoqërueshëm dhe zgjidhës i konflikteve. Këto kujtojnë edhe miqtë e tij.“E mbaj mend gjithmonë të qeshur, kishte një të qeshur karakteristike, luanim futboll bashkë, ishte lojtar shumë i mirë, luanim bilardo. Ishte tip shumë sportive, por edhe student shumë i mirë. Po, ishte një djalë me këmbë në tokë” – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 3 mars 2020

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.