Top Story/ Gjyqtarja Joana Qeleshi bëri pronar të 45 mijë metra tokë në Lalz, një kositës bari

Në vitin 2015, Pal Seçuni i drejtohet gjykatës së Durrësit ku kërkon njohjen e pronësisë për 45 mijë metra tokë.  Nga këto, 32 mijë ndodheshin brenda pasurisë me numër 152/9 në zonën kadastrale 1522, që ishte marrë me qira për 10 vite nga kompania Omnix. Kontrata ishte nënshkruar me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor.

Në datën 25 Mars të vitit 2016, gjyqtarja Joana Qeleshi pranon kërkesën e Pal Seçunit duke i njohur pronësinë mbi 45 mijë metra tokë përmes parashkrimit fitues, një formë juridike për fitimin e pronësisë kur ke një pronë në posedim për më shumë se 20 vite.

“Kjo familje nuk mund ta kishte këtë tokë në përdorim të pandërprerë për sa kohë shteti ja kishte dhënë me qera dikujt tjetër, pra shteti, ndërmarrja pyjore këtë tokë ia kishte dhënë libanezit me qira, nëse është dhënë me qira ska se si ta përdorësh ti”, thotë Ylli Manjani, ish – Ministër i Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë inicioi një inspektim pas këtij vendimi që në fakt kishte shkas rrahjen e biznesmenit libanez. Top Story, ka siguruar dokumentin me konkluzionet e inspektimit që rendit një sërë shkeljesh të rënda nga gjyqtarja, e deri te instancat e tjera.

Top Story/ Gjyqtarja Joana Qeleshi bëri pronar të 45 mijë metra tokë në Lalz, një kositës bari

Top Story/ Gjyqtarja Joana Qeleshi bëri pronar të 45 mijë metra tokë në Lalz, një kositës bariNë vitin 2015, Pal Seçuni i drejtohet gjykatës së Durrësit ku kërkon njohjen e pronësisë për 45 mijë metra tokë. Nga këto, 32 mijë ndodheshin brenda pasurisë me numër 152/9 në zonën kadastrale 1522, që ishte marrë me qira për 10 vite nga kompania Omnix. Kontrata ishte nënshkruar me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor. Në datën 25 Mars të vitit 2016, gjyqtarja Joana Qeleshi pranon kërkesën e Pal Seçunit duke i njohur pronësinë mbi 45 mijë metra tokë përmes parashkrimit fitues, një formë juridike për fitimin e pronësisë kur ke një pronë në posedim për më shumë se 20 vite. “Kjo familje nuk mund ta kishte këtë tokë në përdorim të pandërprerë për sa kohë shteti ja kishte dhënë me qera dikujt tjetër, pra shteti, ndërmarrja pyjore këtë tokë ia kishte dhënë libanezit me qira, nëse është dhënë me qira ska se si ta përdorësh ti”, thotë Ylli Limani, ish – Ministër i Drejtësisë.Ministria e Drejtësisë inicioi një inspektim pas këtij vendimi që në fakt kishte shkas rrahjen e biznesmenit libanez. Top Story, ka siguruar dokumentin me konkluzionet e inspektimit që rendit një sërë shkeljesh të rënda nga gjyqtarja, e deri te instancat e tjera.Nëse gjyqtarja Joana Qeleshi veproi në kundërshtim me ligjin, faji nuk ka qenë vetëm tek ajo. Bashkia Durrës, Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe Avokatura e Shtetit nuk e apeluan vendimin që në datë 16 Prill të vitit 2016 mori formë të prerë.Vendimi i gjykatës, kishte krijuar mbivendosje me një pjesë të truallit që i ishte dhënë me qira kompanisë nga Katari. Përgjegjësi për këtë ngërç ka edhe Këshilli Kombëtar i Territorit. Në mbledhjen e datës 28 Korrik të vitit 2016, miratohet një leje e dytë ndërtimi për Omnix Albania. Po ashtu, u miratua edhe akti i heqjes nga fondi pyjor i parcelës në fjalë, një pjesë të së cilës gjykata ia kishte dhën Pal Seçunit.Problemin që prodhoi vendimi i gjykatës në favor të Pal Seçunit, dhe papërgjegjshmëria e institucioneve të tjera, ishte konstatuar në gjithë atë proces nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë. Nga verifikimi kjo zyrë kishte konstatuar mbivendosjen e krijuar. Sot që flasim, zoti Seçuni, në atë kohë një i moshuar 71 vjeçar, jo vetëm që e ka marrë fizikisht këtë pronë, por ai ka aplikuar për leje për rrethimin e pronës, siç duket në hartën e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Kjo pronë është në brezin ranor ndërkohë sot askush nuk jep një shpjegim sesi një kositës bari u bë miliarder i disa hektarëve tokë në bregdet.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 3 mars 2020

Nëse gjyqtarja Joana Qeleshi veproi në kundërshtim me ligjin, faji nuk ka qenë vetëm tek ajo. Bashkia Durrës, Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe Avokatura e Shtetit nuk e apeluan vendimin që në datë 16 Prill të vitit 2016 mori formë të prerë.

Vendimi i gjykatës, kishte krijuar mbivendosje me një pjesë të truallit që i ishte dhënë me qira kompanisë nga Katari. Përgjegjësi për këtë ngërç ka edhe Këshilli Kombëtar i Territorit.

Në mbledhjen e datës 28 Korrik të vitit 2016, miratohet një leje e dytë ndërtimi për Omnix Albania. Po ashtu, u miratua edhe akti i heqjes nga fondi pyjor i parcelës në fjalë, një pjesë të së cilës gjykata ia kishte dhën Pal Seçunit.

Problemin që prodhoi vendimi i gjykatës në favor të Pal Seçunit, dhe papërgjegjshmëria e institucioneve të tjera, ishte konstatuar në gjithë atë proces nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë. Nga verifikimi kjo zyrë kishte konstatuar mbivendosjen e krijuar.

Sot që flasim, zoti Seçuni, në atë kohë një i moshuar 71 vjeçar, jo vetëm që e ka marrë fizikisht këtë pronë, por ai ka aplikuar për leje për rrethimin e pronës, siç duket në hartën e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Kjo pronë është në brezin ranor ndërkohë sot askush nuk jep një shpjegim sesi një kositës bari u bë miliarder i disa hektarëve tokë në bregdet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.