Jozefina Topalli del hapur pro Ramës, thirrje demokratëve: Mos shkoni në miting!

Presidenti Ilir Meta do të mbajë nesër një manifestim, kundër asaj që kreu i shtetit e quan “ puç kushtetues” e “grusht shteti”. Në manifestimin që nis në 17:00 dhe që pritet të zgjasë rreth dy orë, ka konfirmuar se do marrë pjesë edhe Lulzim Basha.

Por kjo nuk i ka pëlqyer Jozefina Topallit. Ish-kryetarja e Parlamentit, ka dalë hapur pro kryeministrit Edi Rama, teksa u bën thirrje demokratëve të mos dalin në shesh.

Ish-deputetja e PD ka publikuar një video të Lulzim Bashës në kohën që lideri i PD kishte ngritur çadrën para kryeministrisë dhe ku sulmonte edhe Ilir Metën, i cili në atë kohë ishte në qeveri me Ramën.

Topalli shkruan përkrah videos “yes, yes”. Por tentativa për të bërë moral e ish-kryeparlamentares nuk qëndron. Vetë Jozefina Topalli, në kohën kur ishte numri dy i PD, qeveriste bashkë me Ilir Metën dhe nuk ankohej kurrë.

Në tubim nuk do të ketë deklarata nga opozita, por vetëm nga Kreu i Shtetit. Presidenti Meta ka njoftuar se do të firmosë dhe atë që e quan dekreti i parë kundër puçit. Presidenca nuk ka njoftuar se çfarë përmban ky dekret, por pritet që të jetë pikërisht refuzimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Yessss yeesssss

Publiée par Jozefina Topalli sur Dimanche 1 mars 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.