Nga Vojo Bregu e tek Arjan Ndoji/ Çfarë ndodhi me 100 personat më të korruptuar, të denoncuar nga Rama

Në 12 korrik të vitit 2017, pak ditë pasi kishte fituar mandatin e dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama bëri një sondazh për të nxjerr 100 personat më të korruptuar të administratës shtetërore.

Sondazhi ishte një votim online, ku publiku votonte dhe tregonte eksperiencën e vet me çdo zyrtar shtetëror. Mijëra mesazhe vërshuan në profilin e Ramës në facebook. Qytetarët tregonin hallet e tyre dhe peripecitë që kishin kaluar me zyrtarë të ndryshëm, që nga favoret e kërkuara e deri tek zvarritjet e pakuptimta të shërbimeve.

Pas këtij sondazhi, Rama publikoi plot 100 emra të administratës shtetërore, për të cilët ishin komentet negative. Këta u akuzuan si zyrtarë të korruptuar, që nuk mbaronin asnjë punë pa u paguar rryshfet.

Përzgjedhja e emrave ishte e rastësishme, nga Drejtorë të ALUIZNI-t, Drejtor Policie, Arsimi, OSHEE, ZRPP, Spitali etj. Mes tyre spikasnin edhe emrat e prokurorëve si ai i Arjan Ndojit dhe zyrtarit të Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregut.

Ky i fundit dha dorëheqjen, pasi mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm, një pozicion i lidhur ngushtësisht me Ministrin e Bujqësisë së asaj kohe. Ndërkohë Arjan Ndoji, prokuror në Prokurorinë e Durrësit, është në telashe me drejtësinë, pasi ndaj tij u krye një atentat dhe në makinë iu gjetën dosje për pronat e Gjirit të Lalzit.

Ndoji ishte në makinë edhe një të fortë të Sukthit, Pëllumb Muharremi, të njohur me pseudonimin Rrumi.

Të dy këta zyrtarë, si Vojo Bregu ashtu edhe Arjan Ndoi, sot nuk japin asnjë llogari përballë qytetarëve që i akuzuan si të korruptuar. Ankesat e qytetarëve rezultuan kot, pasi asnjë gjëmbë në këmbë nuk i është ngulur Vojos dhe Arjanit.

Megjithatë, damka si zyrtarë të korruptuar, do të vijojë e t’i shoqërojë gjatë, pasi në memorien e qytetarëve këta dy personazhe nuk harrohen lehtë.

Më poshtë emrat e 100 zyrtarëve:

Qeverisja:
1. Mirvjena Shema ALUIZNI
2. Toni, Shef sketori ALUIZNI
3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres
4. Drejtori ALUIZNI Elbasan
5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres
6. Kasem Canaj Bashkia Vlore
7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore
8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh
9. Ramadan Bici DAR Gramsh
10. Shyqyri Pole DAR Gramsh
11. Drejtori DAR Korce
12. Drejtoresha Metani DAR Tirana
13. Sokol Alia Dogana Durres
14. Ylber Karanxha Dogana Durres
15. Artan Sulejmani Dogana Durres
16. Lulezime Dogana Kakavije
17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio
18. Andi Xhafa Dogana Tirane
19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin
20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP
21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat
22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve
23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare
24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane
25. Perin Vogli DSHP Lushnje
26. Drita Lala DSHP Mat
27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene
28. Ani Dermishi Hipoteka Durres
29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan
30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore
31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres
32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT
33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore
34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce
35. Astrit Hado ISSH
36. Resul Llogo Kelcyre
37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe
38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe
39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres
40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane
41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan
42. Kryeprokurori Korce
43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce
44. Brunilda Gjordeni Lushnje
45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise
46. Josif Dena Mjek Berat
47. Roel Zoga Mjek Fier
48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
49. Mentor Petrela Neurokirurgjia
50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane
51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane
52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit
53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores
54. Flora Hoxha QSH njesia 7
55. Ardit Lame QSUT
56. Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas
57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder
58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
59. Ediola Braha Spitali Tepelene
60. Erjon Neurolog Spitali Vlore
61. Bruna Mersini Spitali Vlore
62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster
63. Leke Prela UK Koplik
64. Drejtori Juridik UKT
65. Drejtori I shitjeve UKT
66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj
67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore
68. Ermioni Cekani ZA Kamez
69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje
70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

Sistemi i Drejtësisë

1. Altin Avdiu Gjykates
2. Tereza Lani Gjykates
3. Migena Laska Gjykates
4. Majlinda Demollari Avokate
5. Ardian Dauti Avokate
6. Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate
7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane
8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane
9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane
10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan
11. Gentiana Muco Gjykates
12. Rilinda Selimi Gjykates
13. Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize
14. Majlinda Andrea Gjyqtare
15. Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore
16. Napolon Vasha Noter
17. Luljeta Cenaj Notere
18. Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize
19. Dritan Marku Prokuror
20. Arjan Ndoi Prokuror
21. Sokol Malaj Prokuror
22. Hysni Vata Prokuror Bulqize
23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan
24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan
25. Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster
26. Julian Zonja Prokuror Tirane
27. Aleks Hajdari Punet e Brendshme
28. Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR
29. Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR
30. Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.