“Zjarr”/ Nuk është më brune, Rashel Kolaneci i la fansat pa fjalë me look-un e ri (FOTO)

Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ish-velina është gjithashtu edhe mjat aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit e shumtë foto e video të ndryshme.

Teksa jemi mësuar që ta shohim gjithmonë brune, pak më parë Rasheli i ka lënë të gjithë pa fjalë me look-un e saj të ri.

Kolaneci ka postuar në “Instagram” një fotografi, ku tregon se tashmë është kthyer në bionde. Në pozën në fjalë, ajo shfaqet në profil, e duket se i shkojnë shumë flokët kështu. Ende nuk dihet nëse i ka lyer vërtetë apo thjesht ka vënë paruke për të parë nëse i shkojnë apo jo.

Por sigurisht që fansat përveçse i kanë komentuar ndryshimin e flokëve, nuk kanë lënë pa i përmenduar edhe format e saj bombastike. Rasheli shfaqet e veshur me një bluzë të zezë, pantallona rrjetë dhe atlete.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.