Tezja qëllon me armë nipin 10-vjeçar (FOTO)

Një 10-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga kujdestarja e tij, teksa ka tentuar t’i bëjë fotografi vetes duke mbajtur armën. Caitlyn Smith ka qëlluar fëmijën në bark, duke menduar se arma nuk ishte e mbushur.

Policia ka konfirmuar se ajo është tezja e fëmijës. 19-vjeçarja është akuzuar për plagosje të fëmijës. 10-vjeccari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Arkivës për Dhunë me Armë, vetëm këtë vit në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 6155 persona nga të shtënat me armë zjarri. Në këtë shifër janë përfshirë edhe 321 vdekje të paqëllimshme.

Vitin e kaluar, 3760 persona nën moshën 18-vjeçare janë plagosur apo vrarë si pasojë e të shtënave të këtij lloji.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.