Shkollat në Tiranë, një orë mësim të posaçëm për koronavirusin

Në shkolla kanë nisur orët edukuese për parandalimin e përhapjes së viruseve. Në faqet e mureve janë vendosur hapat që duhen të ndiqen nga nxënësit për t’u mbrojtur ndaj koronavirusit, ndërsa nuk mungon shpjegimi i mësuesve të biologjisë mbi këtë temë.

“Ne e dimë që viruset nuk shihen me sy të lirë dhe duhet të mbrohemi…” – thonë fëmijët. Bazuar në udhëzimet dhe urdhrin e ministrisë së shëndetësisë cdo mëngjes cdo mësues por dhe personeli mjekësor duhet të informojë nxënësit për rregullat”

Nga njohuritë që kanë mësuar në shkollë apo nga mjekët, nxënësit janë qetësuar nga ideja se koronavirusi mund të mbërrijë në Shqipëri, megjithatë frika ekziston pasi koronavirusi është kthyer në kryefjalën e diskutimeve në shtëpi.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.