FOTO/ Shqiptar tërbon britanikët, jetë “luksi” në burg

Një shqiptar i dënuar për në Angli është bërë lajm në mediat e huaja për shkak të postimeve që ai bën në mediat sociale, ndërkohë që është në burg. Kjo ka ngritur alarmin që në burgjet britanik kontrolli për celularët nuk është ai i duhuri.

Vetëm vitin e kaluar janë kapur 387 persona që postonin foto në rrjetet sociale. Një ndër to është edhe shqiptari Dorian Puka.

Fotot e Dorian Pukës me origjinë nga Laçi janë publikuar nga gazeta “The Daily Telegraph” e Londrës.

Dorian Puka, i përfshirë në Londër në grabitje shtëpish pas vuajtjes së dënimit me burg ishte dëbuar në Shqipëri në vitin 2016. Por, skifteri 25 vjeçar ishte rikthyer përsëri për të grabitur.

Ai do të arrestohej për të dytën herë në vitin 2018, pak metra larg pasi kishte grabitur një shtëpi.

Policia i kapi të vënë në dorë një orë të shtrenjtë, të cilën sapo e kishte grabitur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.