Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Detajet e super-operacionit që çoi në arrestimin e dhjetëra personave

Policia e Shtetit finalizoi operacionin "Mezhgorani", i cili çoi në arrestimin e 28 personave, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Drejtori i këtij institucioni, Ardi Veliu në konferencë për shtyp dha detajet për realizimin e tij.

"Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës penale", "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".", tha Veliu

Agjentët në orët e pra të mëngjesit ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:

Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

  1. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  2. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  3. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  4. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  5. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  6. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  7. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  8. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  9. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  10. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  11. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  12. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
  13. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

Sh. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

  1. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
  2. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
  3. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
  4. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
  5. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
  6. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
  7. A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
  8. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
  9. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
  10. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
  11. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
  12. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
  13. B., 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;

Policia e Shtetit njoftoi se janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.

Policia njoftoi se më parë është bërë arrestimi i shtetasve:

  1. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
  2. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
  3. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike", aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi";
  4. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotike", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
  5. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për "Armëmbajtje pa leje", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
  6. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";
  7. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg";

Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.

"Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:

3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.", tha Veliu

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

“Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre"

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore