“Bomb, femra më e bukur”/ E veshur me…, Nora Istrefi “çmend” fansat me pozat e fundit (FOTO)

Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përveçse për muzikën që bën, ajo shpesh herë është në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private dhe postimet që bën në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, Nora ka publikuar në “Instagram”-in e saj disa imazh të shkëputura nga seti fotografik i realizuar së fundmi nga, Norik Uka.

Për të realizuar fotot në fjalë, këngëtarja shkruan se është frymëzuar nga vitit ’90. Nora shfaqet e veshur me një body ngjyrë të bardhë e nude, si dhe krahëve mban një xhup xhins.

Edhe pse ka pak që i ka publikuar këto poza, fotot kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

“Femra më e bukur në botë je. Bomb dhe shumë simpatike je. Je shumë e bukur. Je me të vërtetë një super femër”, janë disa nga komplimentet që fansat nuk ia kanë kursyer Norës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.