Vila luksoze plot 18 milionë dollarë e Harry-t dhe Meghan është e rrethuar nga… kanabisi (FOTO)

Ata zgjodhën që të jetojnë në Kanada, në një vilë luksoze të rrethuar nga ishulli i gjelbër në Vancouver, me një kopsht të madh dhe një pamje të bukur të oqeanit.

Është fjala për Princ Harry-n dhe Meghan Markle, të cilët kur morën vendimin për të jetuar në Kanada, nuk e kishin menduar se së shpejti do të gjendeshin të rrethuar nga një plantacion kanabisi.

Sipas “Daily Mail”, toka ngjitur me vendbanimin e Harry-t dhe Markle, së shpejti mund të përdoret për një fabrikë të marijuanës.

Në afërsi të vilës prej 18 milionë dollarë është një fermë për pula, e cila tashmë është marrë me qira nga një fermer kanabisi.

Ndoshta kjo është arsyeja se pse Princi dhe Meghan janë duke kërkuar për një tjetër shtëpi, madje në një tjetër vend. Thuhet se ata kanë parë një vilë luksoze në Malibu që kalon vlerën e 7 milionë dollarë. Kjo banesë është pranë shtëpisë së mamasë së Meghan, Doria Ragland.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.