U qëllua me plumba, u pre me thikë, i vendosën zjarrin/ Ish marinsi tregon si i shpëtoi vdekjes 10 herë (FOTO)

Një ish marins është cilësuar si burri më me fat në botë, pasi i shpëtoi vdekjes 10 herë. Wes Grant, 37 vjeç, është qëlluar me plumb nga talibanë, me thikë, i është vënë zjarri dhe ka arritur të shpëtojë.

Babai i çeliktë i dy fëmijëve bën shaka e thotë se stili tij i jetës e ka bërë të shoqen, Holli, 34 vjeç, të thinjet shkruan Daily Mail. Por kampioni bodybuilder thotë se takimet e tij me vdekjen janë ato që e bëjnë të ngrihet dhe të vazhdojë përpara.

Ues thotë: “Unë mund ta pranoj me bindjen më të madhe se më ka ndihmuar fati dhe shpresoj që kjo të vazhdojë. Kam qënë shumë herë pranë vdekjes dhe i kam shpëtuar asaj. Gruaja ime, Holli, është pika ime e fortë dhe ajo është thinjur nga stili im i jetës. Por tashmë kjo është bërë normale. Unë dua t’i tregoj njerëzve që këto sfida mund të kalohen. “

Eksperienca e parë e Wes me vdekjen ndodhi teksa ai ishte ende një fëmijë dhe jetonte në Afrikën e Jugut. Ai po shkonte në shkollë me biçikletë, kur një automjet e goditi dhe e la pa ndjenja. Ai tregon se u zgjua në spital me shumë fraktura dhe se ndihej shumë me fat që ishte ende gjallë, duke qënë se kishte mbetur pa ndjenja në një rrugë plot makina.

Në moshën 16 vjeçare ai po merrte pjesë në një kamping, kur fusha mori zjarr. Ai kishte veshur vetëm shapka me gisht. Ai tregon: “Shapkat mu dogjën. Këmbët mu dogjën, gishtat mu bashkuan dhe mu desh të bëja shumë operacione e të mësoja sërish të ecja.”

Një aksident tjetër i tmerrshëm me zjarrin i ndodhi atij në shkollë. Ai hodhi antidjersë në një dollap metali, i cili më pas mori flakë. “Dogja një pjesë shumë të madhe të fytyrës dhe qafën. Vetullat më ishin djegur plotësisht. Ishte një eksperiencë shumë e rrezikshme,” kujton ai.

Raste të tjera shumë pranë vdekjes kanë të bëjnë me goditjen me armë të nxehta, pasi i kërkoi një shoku ta qëllonte në shpinë apo goditjen me thikë gjatë një vjedhje.

Në 2006 ai u bashkua me marinësit britanikë, por fati i tij nuk ndryshoi. Shumë incidente të tmerrshme i ndodhën atij, ku përfshihet bllokimi i një arterie që furnizon trurin me oksigjen. Ai u verbua për 9 orë dhe kaloi një operacion shumë të vështirë.

Wes është qëlluar me plumba shumë herë dhe i ka shpëtuar vdekjes çdo herë. Ai thotë: “Çfarëdo sfide me të cilën jeta të përball, ti duhet ta luftosh.”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.