Thanë se po mashtron botën/ Nuk do ta besoni çfarë bëri djali që kërkoi litar për t’u vetëvrarë (FOTO)

Familja e Quaden Bayles, djalit me nanizëm që preku mbarë botën ka refuzuar udhëtimin falas në Disneyland për të birin. Gjithashtu ata kanë deklaruar se do të dhurojnë për bamirësi 700 mijë dollarët e mbledhura për 9-vjeçarin.

Vogëlushi mori vëmendjen e të gjitha mediave, duke prekur zemrat e milionave njerëz, të cilët u treguan të gatshëm që të ofronin ndihmë për të.

Komediani amerikan Brad Williams mblodhi 700 mijë dollarë për 9-vjeçarin, por polemikat e shumta kanë shoqëruar këto donacione.

Për këtë arsye, familja e tij është zotuar se do të dhurojë paratë e mbledhura. Video e djalit ku kërkonte një litar për të varur veten u bë virale, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje fenomenin e tmerrshëm të bullizmit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.