
Taksa me Serbinë/ Albin Kurti sfidon SHBA-të, kryeministri vendim me risk për Kosovën
Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. Kësisoj priten pasoja të mëdha për Kosovën .
Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.
Siç mëson Express, Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht.
SHBA?ja planifikon të marrë masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për "ndëshkim". Nuk dihet saktësisht se çka që do të ndërmarrë Amerika, megjithatë suspendimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.
Burimet e njëjta i kanë thënë Gazetës Express se SHBA?ja është e dëshpëruar me LDK?në, e cila nuk çoi përpara zotimet për dakordim dhe bashkërenditje me SHBA?në në çështjen e heqjes së tarifës.
Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë ? Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA. /Express/



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >